Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, më datë 28 mars 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Çasti i kalimit të pronësisë në kontratat që kanë për objekt tjetërsimin e pasurisë (përcaktimi i çastit të kalimit të pronësisë. Çasti i kalimit të pronësisë në kontratën e shitje, kontratën e furnizimit, kontratën e dhurimit, kontratën e sipërmarrjes).”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Mariana Semini dhe Sokol Pina
Lehtësues: Anila Karanxha
Qëllimi i këtij trajnimi është: është të ofrojë njohuri të thelluara për çastin e kalimit të pronësisë në kontratat që kanë për objekt tjetërsimin e pasurisë, duke përfshirë kontratat e shitjes, furnizimit, dhurimit dhe sipërmarrjes. Trajnimi pritet të analizojë kriteret ligjore dhe praktikat gjyqësore për çdo lloj kontrate, duke theksuar momentin kur pronësia kalon nga një palë te tjetra.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Kalimi i pronësisë në rastet e kontratave të shitjes sipërmarrjes, dhurimit. Çështje që lidhen me ekzekutimin e detyrimeve, me vendosjen e masave të sigurimit mbi pasuritë, me vendosjen e sekuestros, etj.
- Momenti i kalimit të pronësisë në varësi të llojit të kontratës. Problematika që lidhen me mos përmbushjen, zgjidhjen apo pavlefshmërinë e kontratave të furnizimit, shkëmbimit, qirasë financiare, sipërmarrjes, premtimit për shitje, etj.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.